Tite replikon me Mesin: Jashtëtokësor, por të pranojë humbjen

Brazili mposhti 3-1 Perunë në finalen e Kupës së Amerikës. Triumfi i nëntë për vendasit në këtë kompeticion, edhe pse asgjë nuk ishte e thjeshtë, pasi Peruja zhvilloi një ndeshje të madhe dhe dha maksimumin e saj.

Festë e madhe në vendin e “sambës”, ndërsa trajneri Tite ka dashur të replikojë diçka me Leo Mesin. Ylli argjentinas nuk i kurseu kritikat kundrejt arbitrave dhe akuzoi Brazilin për mbështetje.

Tite nuk bie dakord dhe e shpjegon në këtë mënyrë mendimin e tij, pavarësisht se nuk jep asnjë koment për dy penalltitë që iu mohuan Argjentinës në duelin gjysmëfinal.

Mesi është një jashtëtokësor i vështirë për t’u markuar, por duhet të tregojë më shumë respekt në këto situata. Ai duhet ta pranojë humbjen dhe të ruajë qetësinë. Nuk duhej ndëshkuar me të kuqe kundër Kilit, jam dakord me të, por nëse flasim për ndeshjen kundër nesh, Leo ka pësuar vetëm 3 faulla.

I katërti pastaj, ai i Kasemiros, nuk ishte por e dhanë gjithsesi. Aty lindi edhe goditja me kokë e Agueros, që përfundoi në traversë. Brazili im ka luajtur në mënyrë korrekte kundër Argjentinës dhe kjo është e padiskutueshme”, përfundoi trajneri i kombëtares braziliane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *