Tite replikon me Donald Tramp: Dikush “harron” që Brazili ka fituar 5 Kupa Bote

Para disa ditësh, Xhani Infantino, presidenti i FIFA-s, u takua në Shtëpinë e Bardhë me presidentin e SHBA, Donald Tramp. Tema e bisedimeve ishte Botërori 2026, që zhvillohet në Amerikë, Kanada dhe Meksikë. Gjatë takimit, Donald Tramp lëshoi një batutë për kombëtaren braziliane, duke ironizuar për eliminimin e ekipit të Tites në fazën e çerekfinaleve.

“Vendi i futbollit… besoj se ti ke patur një problem kohët e fundit”, i drejtohej Tramp një gazetari brazilian. Pasi Brazili mposhti SHBA para disa ditësh në miqësore me rezultatin 2-0, trajneri i kombëtares, Tite, i ka kthyer përgjigje presidentit amerikan.

“Kam një përgjigje për Tramp. Ne kemi fituar pesë Botërorë. Ndoshta, në aspektin e historisë së futbollit, ai duhet të mësojë më shumë”, u shpreh Tite në konferencën për shtyp para ndeshjes me El Salvadorin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *