Tite: Gjithçka ishte e drejtë, nuk besoj në logjikën e shkopit magjik!

0

Brazili nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola ndaj Venezuelës, me pesë herë kampionët e Botës që shënuan tre herë, por u ndalën nga sistemi VAR.

Pas sfidës, trajneri i brazilianëve, Tite, u shpreh se nuk ka se për çfarë të ankohet, pasi ajo që ndodhi ishte e drejtë. Tekniku ka kritika për ekipin e tij, teksa deklaron se nuk janë intensivë dhe se vihen shumë lehtë nën presion.

VAR-i – “Ishte e drejtë. Nëse do të isha në krahun tjetër do të ndihesha i lumtur. Nuk kam absolutisht asgjë për t’u ankuar, ishte gjithçka e drejtë.”

NDESHJA – “Po, jam i shqetësuar. Lojtarët nuk janë intensivë. I kërkova gjatë gjithë pjesës së dytë që të shkëmbenin shumë pasime dhe të lëviznin për të gjetur hapësira. Kjo është loja që bëjmë ne, nuk mund të luajmë ndryshe, nuk është kjo ideja jonë, pasi nuk do të përshtatej me cilësitë e lojtarëve që kemi. Duhet të jemi të përgatitur që të dimë si luhet kur je nën presion, kjo është një nga sfidat tona. 

TIFOZËT – “Tifozët duhet t’i kuptojmë. Ata duan të shohin sa më shumë gola. Nëse do të isha në vendin e tyre do të veproja njësoj. Është diçka e kuptueshme.”

ZËVENDËSIMET – “Nuk kam atë intuitë që të zëvendësoj një mbrojtës me një mesfushor. Nuk besoj në atë logjikën që duhet të fus një lojtar në fushë dhe të lutem që ai të ketë shkopin magjik dhe të gjejë zgjidhjen. Duhet të kesh një ekip të strukturuar mirë dhe jo të ndryshojë në bazë të presionit që bëhet.”

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.