Tite flet qartë për Nejmar dhe ngre dyshime: Nuk ka të pazëvendësueshëm!

Nejmar Zhunior është kthyer në një çështje ditët e fundit, me brazilianin që akuzohet për përdhunim. E gjithë kjo situatë ka bërë që Tite të mendoj pezullimin e tij nga Kombëtarja.

Së fundmi, zërat për një pezullim të mundshëm, që mund të çojë në një mungesë të Nejmar në Kupën e Amerikës, janë shtuar shumë. Ka qenë pikërisht trajneri Tite, i cili në konferencë për mediat ka deklaruar se nuk ka njeri të pazëvendësueshëm.

“Kur them që Nejmar është thelbësor për ne, nuk do të thotë që është i pazëvendësueshëm. Vetëm për ta bërë të qartë. Është jetësor, sepse një lojtar me kualitetin e Nejmar është mjaft i rëndësishëm për një klub, por askush nuk është i pazëvendësueshëm, në çdo punë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *