Tite dhe Nejmar nën akuzë, në Brazil prisnin tjetër gjë

Barazimi kundër Zvicrës ka dëshpëruar të gjithë në Brazil, sepse prisnin tjetër paraqitje dhe rezultat nga Seleçao.

Mediat dhe analistët kanë shënjestruar Nejmarin: “Dështim total – shkruan ESPN Brazil – Duhej zëvendësuar, po mundohej ta fitonte i vetëm ndeshjen dhe gaboi gjithçka. Po Douglas Kosta pse nuk u fut?”.

Edhe ish-futbollisti i Interit Ze Elias është nën të njëjtën linjë, duke kritikuar edhe trajnerin Tite: “Nejmari harron që luan në një skuadër. Fitoi aq shumë faulle vetëm sepse luan për vete, është egoist”.

GloboEsporte i vendosi Nejmarit notën 5.5, ndërsa Fox Sport Brazil e ka me Titen: “Lojtari që mund të prishte ekuilibrat e Zvicrës, Douglas Kosta, nuk luajti fare. Si shpjegohet?”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *