“Tirona Fanatics” reagon ashpër: Lojtarët pa gjak dhe trajner “offside”, kjo maskaradë

Grupimi i tifozëve më besnik të Tiranës, “Tirona Fanatics”, ka reaguar ashpër për paraqitjen e fundit të klubit ndaj Kukësit atje ku erdhi edhe humbja 1-3. Skuadra u shfaq tërësisht e dorëzuar në pjesën e dytë, duke treguar një fytyrë krejtësisht tjetër nga ajo e 45 minutave të para.

Kjo ka sjellë edhe reagimin e ashpër të tifozëve, që nëpërmjet një shkrimi në “Facebook”, shprehen se lojtarët aktual janë pa gjak për fanellën, ndërsa kritika ka edhe për trajnerin aktual, Ahmataj. /Sport Ekspres/