“Tirona Fanatics” feston 10-vjetorin

0

Tifo-grupi bardheblu festoi për orë të tëra ditëlindjen e vet të 10-të. Ekipi e surprizon me fanellën e firmosur nga të gjithë lojtarët

Andi TANKU

10 vjet më parë, pikërisht më 8 janar 2006, një grup shokësh, tifozë të Tiranës dhe “fanatikë” të ngjyrave bardheblu themeluan tifo-grupin “Tirona-Fanatics”. Që prej asaj dite, numri i anëtarëve u shtua pa fund, ndërsa sot, pas 10 vjetësh, ky tifo-grup numëron me mijëra anëtarë, duke u identifikuar si një nga tifozëritë më të veçanta të kampionatit shqiptar dhe si lojtari i 12-të i Tiranës.

-Tifozet bardheblu kthejne sallen e lojerave me dore “Farie Hoti” ne stadium.

TIFOZET

E veçantë ishte edhe festa e djeshme e zhvilluar prej orës 18:00 në sallën e sportit “Farie Hoti”, organizuar pikërisht për të festuar 10-vjetorin e krijimit të “Tirona Fanatics”. Një organizim ku nuk kanë munguar surprizat, pjesëmarrje të artistëve të mirënjohur, ish-futbollistë të Tiranës ndër vite si Elvis Sina, Nevil Dede, Sajmir Patushi e Rezart Dabulla. Një numër i lartë tifozësh pushtuan ambientet e sallës së lojërave me dorë “Farie Hoti”, duke e shndërruar atë herë në stadium me koret tradicionale të tifozëve e herë në një arenë të vërtetë festive falë këngëve tiranase, të cilat ndezën atmosferën.

-Torta e festes se 10-vjetorit te krijimit te “Tirona Fantics”. 

TORTA

Organizatorët e festës, njëkohësisht kryetarë të tifo-grupit bardheblu ishin kujdesur për çdo detaj, duke mos munguar as dekori i përshtatshëm për këtë event. Atmosfera u ndez në kulm gjatë orës 19:30, moment në të cilin mbërritën përfaqësues të ekipit të Tiranës. Presidenti i klubit, Refik Halili, trajneri Ilir Daja, kapiteni Ervin Bulku, Erando Karabeci, Gentjan Muça, Dorian Kërçiku dhe Gjergji Muzaka, por edhe përgjegjësi i zyrës për shtyp, Arbi Laçi, ishin zgjedhur si përfaqësuesit e ekipit në festimet e 10-vjetorit të “Tirona Fanatics”.

-Presidenti i klubit bardhebu, Refik Halili dhe trajneri i Tiranes, Ilir Daja gjate akomodimit pas hyrjes ne “Farie Hoti”. 

HALILI DHE DAJA

1

Nuk ka munguar as dhurata e tyre për këtë ditëlindje jubile të tifo-grupit. Një fanellë e 24 herë kampionëve e firmosur nga të gjithë lojtarët aktualë të bardhebluve ishte dhurata e skuadrës për tifozët.

-Fanella bardheblu e firmosur nga te gjithe pjesetaret aktuale te ekipit me te titulluar ne vend, si dhurate per “Tirona Fanatics” ne ditelindjen e 10-te te ketij  tifo-grupi.

fanella e tiranes

Festa vijoi me muzikë, këngë tradicionale kushtuar ekipit më të titullar në vend, të cilat shpesh herë ngacmonin edhe presidentin Halili, trajnerin Daja dhe lojtarët prezentë, të cilët nga vendi ku ishin vendosur në “Farie Hoti” nuk nguruan të këndonin së bashku: “Tirona je kampion!”. Festa vijoi për orë me radhë, ndërsa ditëlindja e 10-të e “Tirona Fanatics” u kthye në një festë të vërtetë dhe mjaft e veçantë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.