“Tiranasit na provokuan dhe Karakaçi u nxitua”

0

Portieri Haxho shpjegon arsyen e sherrit në mbledhjen e zhvilluar. Trajneri Gjoni kërkon vëmendje maksimale në javët e mbetura

Tërbuni mbas humbjes me Tiranen bëri një analizë të thellë, dhe u shqyrtua edhe grindja e dy lojtarëve se për çfarë arsye ndodhi në mes të fushës. Çdo gjë u mbyll mes Karakaçit dhe portierit Haxho. Ata i kërkuan falje njëri-tjetrit.
Trajneri Gjoni në analizë i kërkoi lojtarëve që të kenë kujdes dhe të bëjnë maksimumin në këto javë të mbetura kampionat. “Sport ekspres” zbulon fjalimin e mbajtur në dhomat e zhveshjes. “Të keni kujdes në këto 8 takime te fundit dhe mos bini pre e provokimeve. Pavarësisht mungesës financiare ju keni bërë një lojë të bukur dhe nuk është turp që humbëm me Tiranen, pasi kjo është pjesë e lojës, dy golat e fundit erdhën pas një pakujdesia në mbrojtje. Këta gola duhet të evitoheshin”, u shpreh Gjoni.
Në këtë takim foli edhe portieri Haxho për grindjen ku. “Këtu ishte një mosmarrëveshje, sepse mbrojtësi Beci u provokua nga lojtari i Tiranës Papaj. Karakaqi u nxitua në këtë rast dhe vazhdoi grindja, prandaj ka të drejte edhe trajneri që na kritikon për humbjen në atë ndeshje, por tashmë jam sqaruar me Karakaçin”, përfundon Haxho.
Trajneri Gjoni i përgëzoi lojtaret për mbylljen e mosmarrëveshjeve mes tyre.
Gani Pema

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image