Tirana zyrtarizon Afrim Takun

0

Mesfushori gjen akordin përfundimtar me klubin bardheblu. Më 5 korrik vendoset në urdhrat e trajnerit Ilir Daja. Entuziazmohen tifozët

Tashmë është zyrtare! Afrim Taku do të jetë një lojtar i Tiranës në sezonin e ardhshëm. Ashtu siç u bë me dije gjatë ditës së djeshme, 25-vjeçari do të rikthehet të luajë për ngjyrat e skuadrës kryeqytetase. Pasditen e djeshme, ka qenë edhe klubi i Tiranës që ka njoftuar mbi arritjen e këtij akordi përfundimtar me Afrim Takun, i cili do t’i bashkohet ekipit më datë 5 korrik. Aktualisht, mesfushori kryeqytetas ndodhet ende në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vend në të cilin u vendos që prej shtatorit të vitit të kaluar kur edhe u largua nga bardheblutë për arsye familjare. Ndërkohë që në njoftimin që klubi i Tiranës bëri dje në faqen zyrtare të “Facebook-ut”, bëhej me dije se pas rikthimit në skuadër të Ilion Likës dhe së fundmi të Afrim Takut, drejtuesit e 24 herë kampionëve të vendit do të vijojnë me të tjera përforcime cilësore gjatë kësaj merkatoje vere. Nënshkrimi me mesfushorin 25-vjeçar që luan edhe si mbrojtës i djathtë është pa diskutim një “goditje” e madhe e Tiranës në këtë merkato vere, duke qenë se e njeh ambientin e skuadrës, pasi është krijuar dhe rritur si lojtar te 24 herë kampionët e vendit. Por përveç kësaj, aftësitë e Takut janë të padiskutueshme si një futbollist potent dhe me aftësi të larta teknike, i cili ka karakter “polivalent” në fushë, duke u ambientuar në role të ndryshme.

TIFOZËT– Lajmi për afrimin zyrtar të Takut, tifozët e Tiranës e kanë pritur me entuziazëm të lartë. Të shumta kanë qenë komentet e tyre në njoftimin e klubit në faqen zyrtare të “Facebook-ut” ku bëhej me dije arritja e marrëveshjes me 25-vjeçarin. Afrim Taku ka qenë një nga lojtarët që është simpatizuar së tepërmi nga ana e tifozëve të Tiranës gjatë gjithë periudhës që ai është aktivizuar me bardheblutë, ndërsa dje, nuk kanë munguar as urimet e fansave për këtë lëvizje, duke i uruar mirë se ardhjen te Tirana, një prej lojtarëve që ka spikatur vitet e fundit në Kategorinë Superiore.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.