Tirana zgjedh logon zyrtare të 100-vjetorit: U vendos nga gazetar, fotograf, autore librash dhe njohës së klubit

Tirana ka përzgjedhur logon zyrtare të 100-vjetorit që do të ketë ky klub. Prej disa kohësh ishte njoftuar për një konkurs që ishte ngritur, ku të gjithë njerëzit mund të dërgonin idetë e tyre për mënyrën sesi duhet të paraqitej stema e skuadrës me këtë rast të veçantë.

Në ditën e sotme, që i përket edhe 100-vjetorit të kryeqytetit, është zgjedhur punimi i Florian Sallo si më i godituri. Përzgjedhja është bërë nga gazetar, fotograf, autore librash dhe njohës së klubit, sipas asaj që raporton vetë Tirana në faqen zyrtare. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *