“Tirana u kthye ku i takon, presidenti na tha pini vodka”! Batuta e Elis Bakajt: Kështu i bie të vij vetëm unë në Kombëtare

Elis Bakaj është lojtari i vetëm shqiptar që po vazhdon kampionatin. Futbollisti që më parë ka qenë pjesë e Superiores ka debutuar me Brest, duke luajtur për 90 minuta. Ndërkohë Bjellorusia po ndryshon nga të gjitha shtetet, pasi nga qeveritarët atje, thuhet se COVID-19 luftohet nëpërmjet saunës, vodkës, punës dhe…stadiumit me tifozë.

Menjëherë pas ndeshjes, Bakaj ka folur për “Supersport”. Mes kënaqësisë së treguar për Tiranën që kryeson në Shqipëri, nuk mungon edhe batuta për Kombëtaren.

“Kjo ishte e para ndeshje në kampionat dhe nuk e dinim nëse do të luhet apo jo, sepse e ndryshonin disa herë. Në Bjellorusi vazhdon jeta normale, nuk ka shumë ndryshime nga më parë. Ka disa të infektuar, por presidenti tha se ka situatën nën kontroll pasi janë bllokuar edhe hyrje-daljet. Mund ta përballojmë këtë situatë. Presidenti bjellorus na tha pini vodka, por jo ta ekzagjerojmë. Tirana? Më vjen mirë që një ekip i madh kthehet aty ku i takon dhe pavarësisht se tani nuk e kemi mendjen te futbolli, jeta do vazhdoj normalisht. Kombëtarja? E kam pasur fatin e madh që ta vesh fanellën dhe shpresoj të më vijë ftesa, nëse jo, i uroj fat Kombëtares. Por kështu i bie të vij vetëm unë, askush tjetër”, tha Bakaj. /Sport Ekspres/