Tirana-Teuta nuk duhet të përsëritet, FSHF merr menjëherë masat për ndeshjet e mbrëmjes

Ajo që ndodhi në takimin mes Tirana dhe Teutës në “Selman Stërmasi” nuk duhet të përsëritet dhe FSHF ka marrë masat. Për disa minuta u ndërpre ky takim, për shkak se ra ndriçimi. Fatmirësisht problemi u rregullua brenda kohës së duhur, që ndeshja të mos shtyhej për një ditë tjetër. Gjithsesi ndikoi edhe në rënien e ritmit të takimit, që përfundoi me rezultatin 0-0.

Sipas asaj që raporton “Supersport”, FSHF ka kërkuar nga ekipet që të paraqesin një çertifikatë sigurie se nuk do të ketë problem si në precedentet e mëparshëm, nëse do të kërkojnë të luajnë në orët e mbrëmjes. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *