Tirana-Teuta, Latif dhe Sentamu bëjnë… amatorët, Teuta sërish e pafat!

Pas humbjes ndaj Kamzës, pritej që te Tirana të kishte një kundërpërgjigje për të mos u “zhytyr” në një mini-krizë, duke qenë se flitet për dy ndeshje brenda fushe dhe në fazën e dytë do të jenë në transfertë. Por, skuadra e Ze Marias në 180 minuta vazhdon të ketë problemin e golit, siç u pa edhe sot ndaj skuadrës së Shkëmbit.

Katër protagonistë të ndryshëm sonte në “Selman Stermasi”: dy portierët, Abibi dhe Hidi, që u treguan fantastikë në të paktën nga dy momente për kokë, mes pjesës së parë dhe të dytë, ndërsa dy protagonistët negativë dhe që meritojnë notën “3” janë Sentamu, sulmuesi kuqezi, dhe Latif, ai i djemve të detit.

Dy gabime përpara portës që kushtojnë shumë. Ka pasur edhe një tranversë dhe një shtyllë për skuadrën e Shkëmbit, që me pak më shumë fat mund ta kishte fituar këtë sfidë dhe të merrte 3 pikët e para. Megjithatë, skuadra durrsake ka treguar një lojë të bukur dhe rrjedhshme.

Sakaq, Ze Maria ndoshta mund të kishte aktivizuar Grecën shumë më herët, duke qenë se i dha lojës më shumë zhdërvjellësi.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA2

E premte, më 24 gusht, ora 19:45
Stadiumi “Selman Stërmasi”, Tiranë

TIRANA-TEUTA 0-0

Tirana: Abibi, Doka, Turtulli, Atinga, Hoxhallari, Karabeci, Mauexhe, Hasani, Kobinah, Sentamu, Blazhevski

Teuta: Hidi, Gjorgjievski, Bicaj, Osmani, Hakaj, Avdyli, Sidibe, Kruja, Kamara, Traore, Latif

Gjyqtarë: Kridens Meta, Ridiger Ccokaj, Denis Agaraj, Juxhin Xhaja

EPISODET

1′ Ka startuar ndeshja…

2′ Anulohet goli i Teutës, për pozicion të parregullt. Vendim i drejtë. Kishte shënuar Latif

27? Gjuajtja e parë në kuadrat e ndeshjes vjen nga Tirana, por Sentamo godet shumë lehtë dhe Hidi e pret pa asnjë problem

31’ Traore rrezikon portën bardheblu. Një silurë prej lojtarit të Teutës, por portieri Abibi përgjigjet super duke e dërguar në goditja nga këndi

33’ Ndizet sfida. Hidi për pak bën gafë, duke mos kontrolluar një goditje nga jashtë zone, teksa më pas në dy kohë arrin ta kontrollojë topin

43′ Çfarë rasti për Teutën! Traversa shpëton Tiranën, por më pas Abibi i thotë “jo” roveshatës së Osmanit….Durrsakët, sa pranë golit.

44? Tirana pranë golit. Hasani vetëm pak metra larg portës, nuk arrin të devijojë topin, në kundërkohë.

45’+ 1 Mbyllet pjesa e parë

46′ Nis pjesa e dytë, rezultati 0-0

65′ Latif gabon një penallti të lëvizzshme. Fare i vetëm brenda zonës, e dërgon topin jashtë. Asist perfekt i Avdylit

74′ Çfarë shpërdoron Sentamu. Me kokë, nuk gjen kuadradin, fare pak pranë portës së Hidit.

75′ Sërisht shtylla “armike” e Teutës. Goditja fluturimthi nga Beqja stampohet në shtyllën e Hidit. Spektakolar do të kishte qenë goli.

83′ Hidi protagonist. Goditja me kokë e Kërçikut grushtohet nga portieri i durrsakëve.

88′ Goditja nga larg e Vecajt për pak nuk përfundon në rrjetë

90’+3 Mbyllet gjithçka në “Selman Stermasi”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *