Tirana, skuadra e së Parës që vlen 3.3 milionë Euro

0

Bardheblutë janë skuadra më e shtrenjtë e Kategorisë së Parë, ndërsa vlera e klubit është më e madhe se disa skuadra të Superiores

Olsi Avdiaj

Tirana është një nga ekipet më të shtrenjta në futbollin shqiptar edhe pse luan në Kategorinë e Parë. Plot 3.3 milionë euro është vlera e ekipit bardheblu, ndonëse luan një kategori më poshtë, se “piaca” më e madhe në Shqipëri, siç është Kategoria Superiore. Madje, skuadra e drejtuar nga braziliani Ze Maria vlen më shumë se disa ekipe në Kategorinë Superiore dhe po të mos ishte për një zbritje normale nga “Transfermarkt”, meqë ekipi është në Kategorinë e Parë, vlera e bardhebluve do të ishte mes skuadrave më të mira të Superiores. Gjithsesi, bardheblutë janë padyshim ekipi më i shtrenjtë i gjithë historisë së Kategorisë së Parë dhe të dytë. 3.3 milionë euro nuk vlen asnjë ekip, për të mos thënë që Tirana vlen sa gjithë grupi ku luajnë bardheblutë në Kategorinë e Parë.

Më i shtrenjti – Padyshim që mes 26 lojtarëve të Tiranës, ekziston futbollisti më i shtrenjtë. Ai është Erion Hoxhallari. Vlera e kartonit të tij vlerësohet 325 mijë euro. Më pas është Erando Karabeci me 275 mijë euro dhe dihen vlerat e kapitenit. Talenti Albi Doka vlerësohet 250 mijë euro. Kartoni i Dorian Kërçikut dhe Asion Dajës kuotohet me 225 mijë euro. Nga të huajt, lojtari më me vlerë është Moise që nuk është në skuadër dhe më pas Hardi Binguila. Vlera e nigerianit Binguila rrotullohet te 170 mijë euro, ndërsa kongolezi Moise vlerësohet 200 mijë euro. Anglezi Ngo vlerësohet nga “Transfermarkt” 150 mijë euro.

Zbritja – 3.3 milionë euro nuk është vlera reale e Tiranës. Nëse këta lojtarë do të ishin në Kategorinë Superiore, atëherë vlera e tyre do të ishte rreth 20% më e lartë, çka do të thoshte që bardheblutë do të ishin 600 mijë euro më të shtrenjtë. Gjithsesi, edhe me këtë vlerë Tirana, ia kalon disa skuadrave të Superores. Ekipi bardheblu lë pas klube si Lushnja apo Kamza që vlejnë shumë më pak se Tirana. “Transfermarkt” nuk ka llogaritur as Realf Zhivanajn apo ndonjë lojtar nga të rinjtë të afruar së fundmi në ekip.

Largimet – Në vlerën e Tiranës nuk shtohen tre çerek milioni euro fitime nga shitja e lojtarëve këtë verë. Ikja e lojtarëve kryesorë dhe sidomos e Mervejlit, patjetër që do të rriste “shëndetin” e vlerës totale të klubit. Nga shitja e Mervejlit, Akuasë dhe Elvi Berishës janë grumbulluar 740 mijë euro dhe vlera e Tiranës në Kategorinë e Parë, teorikisht do të ishte shumë më e madhe nëse këta futbollistë do të ishin me grupin në këtë sezon.

 

Lojtari Shteti Vlera në euro
Ilion Lika Shqipëri 75000
Princ Çali Shqipëri 50000
Ditmar Shehri Shqipëri 25000
Orji Okagbue Nigeri 170000
Gentjan Muça Shqipëri 225000
Marvin Turtulli Shqipëri 150000
Klisman Cake Shqipëri 100000
Alvaro Bishaj Shqipëri 50000
Erion Hoxhallari Shqipëri 325000
Albi Doka Shqipëri 250000
Marlind Nuriu Shqipëri 75000
Flamur Bajrami Shqipëri 50000
Uellison Brazil 100000
Tonny Mauexhe Uganda 50000
Erando Karabeci Shqipëri 275000
Asion Daja Shqipëri 225000
Hardi Binguila Kongo 50000
Moise Kongo 200000
Dorian Kërçiku Shqipëri 225000
Majkëll Ngo Angli 150000
Grent Halili Shqipëri 150000
Ifeani Ede Nigeri 150000
Yunus Sentamu Uganda 100000
Majkël Peçi Shqipëri 75000
Mateus Levendi Shqipëri 25000
Totali   3320000
SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here