Tirana si kampione e dimrit me 5 pikë para, Lila: Ashtu e mendoja, por nuk vendos fjala ime

Pak kohë më para, kur Tirana ishte ende në krizën e rezultateve, Andi Lila do të ngrohte disi zemrën e tifozëve. “Do ta mbyllim si kampioni i dimrit me 5-6 pikë para në krye”. Por ky mbetet një mision i pamundur për bardheblutë që mbi të gjitha, kanë prekur zonën e ftohtë.

I ftuar në “Zona Gol”, Andi Lila ka folur edhe për analizën e mëparshme: “E kam thënë më herët pasi ashtu e mendoja. Por nuk është se fjala ime vendos. Ky është një kampionat shumë i bukur dhe nga vendi i parë mund të shkosh në vendin e tetë, siç është Tirana. Tani kemi edhe javën e derbit që do të jetë e bukur”, tha Lila. /Sport Ekspres/