Tirana prezanton nesër Ze Marian: E njoh Tiranën, edhe Juve ka vuajtur

0

Brenda pak orësh ka pasur zhvillime të mëdha te Tirana, sepse pasdite doli në dritë lajmi se braziliani Ze Maria do të vijë te Tirana, ndërsa tani është zyrtare dhe ish-futbollisti i famshëm ka zbarkuar në Rinas, i shoqëruar nga menaxheri Hektor Çomo.

Nesër në mesditë Ze Maria do të prezantohet zyrtarisht si trajneri i ri i Tiranës, ku do të shpalosë planin e tij për të ardhmen, por ndërkohë në aeroportin nënë Tereza ka folur për Supersportin: “E njoh disi këtë klub të madh, është e pamundur të mos dëgjosh për një klub të tillë. Edhe Juventusi në Itali ka kaluar momente të vështira dhe kjo mund t’i ndodhë çdo skuadre.”

“Kam një mik që jeton këtu në Shqipëri që më ka folur për klubin dhe vendosa të pranoj këtë sfidë sepse është klubi më historinë më të madhe këtu, prandaj mendoj se është një sfidë e madhe. Jam një njeri që kam provuar përherë sfida të tilla. Objektivi është ringjitja e Tiranës në Superiore, sepse një klub me këtë histori nuk mund të qëndrojë në Kategorinë e Parë. Këtë vit nuk ka ndjekur ndeshje të Tiranës por kam informacione për disa lojtarë dhe do t’i njoh gjatë ditëve të ardhshme.”

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here