Tirana-Partizani/ Policia kërkon masa shtesë për tifozët, ka dhjetëra penalizime te “Air Albania”

Kukësi-Tirana dhe Partizani-Bylis ishin dy takimet e fundit të luajtura në “Air Albania”. Përballje këto që nuk kanë kaluar aq thjeshtë, pasi janë thyer shumë stola në kryeqytet. Për këtë arsye ka pasur edhe ndërhyrje nga policia duke arrestuar disa tifozë përgjegjës pas pamjeve filmike.

E për të vazhduar më tej, mbetemi në pritje të derbit Tirana-Partizani që do të jetë edhe më i nxehtë. Sipas asaj që raporton “Procesi Sportiv’, Policia e Tiranës i ka kërkuar masa shtesë klubit bardheblu për të siguruar rendin, ndërsa gjithashtu theksohet se do të ketë edhe dhjetra penalizime për dy ndeshjet e shkuara. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *