Tirana nuk ndalet, akord me bomberin e Superiores

Përforcimet s’kanë të ndalur te Tirana. Pas firmave me treshen e Flamurtarit, Batha, Kale, Torasa, bardheblutë synojnë të përforcojnë repartin e sulmit me një emër të njohur të kampionatit shqiptar.

Teksa bisedimet me Majkëll Ngo janë rrugën  e duhur, drejtuesit e klubit po mendojnë për një “armë” më shumë për trajnerin Ardian Mema. Bëhet fjalë për sulmuesin kenian Ismael Dunga. Sipas “Supersport”, palët kanë gjetur akordin financiar dhe firma në kontratë është çështje kohe.

26-vjeçari ishte pjesë e Luftëtarit në sezonin e kaluar. Pas një fillimi të vështirë keniani filloi të spikaste me golat e tij ku në nëntë ndeshjet e fundit në Superiore shënoi shtatë herë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *