Tirana nuk ka trajner para Partizanit/ Kaosi, trajneri i ri dhe drejtimi që i kalon Egbos

Tirana është në situatën më të keqe të mundshme para derbit me Partizanin. Bardheblutë janë stërvitur pa trajner në ditën e sotme, pasi Ahmataj nuk ishte në klub. Kjo është një dëshmi e qartë se situata po zien sërish te kjo skuadër, ndërsa për moment ekipi është drejtuar nga Emanuel Egbo.

Kjo do të jetë një zgjidhje e përkohshme, deri në momentin që të zyrtarizohet një trajner i ri. Sipas të gjitha gjasave është Magani që ka më shumë pikë të grumbulluara deri tani për të marrë Tiranën, por sigurisht që në këtë moment që flasim, ndoshta të sigurt nuk e ka zgjedhjen as vetë presidenti Halili për të dhënë konfirmimin e fundit. /Sport Ekspres/