“Tirana nuk është aq favorite”, Xhevahir Sukaj: Fati i tyre! Iu kujtohet se çfarë bëri Partizani vjet?

Xhevahir Sukaj është i pranishëm në emisionin “Rubrika Sportive”, atje ku ka folur për situatën e Tiranës. Lojtari i njohur i Superiores është shprehur se bardheblutë janë ndihmuar edhe nga fati, ndërsa renditja nuk tregon saktësisht vlerën e ekipeve. Në këtë mënyrë është shprehur Sukaj:

“Tirana nuk është aq favorite ndaj Partizanit dhe Kukësit sa duket, duke parë edhe diferencat në pikë që kanë. Thjeshtë fati. Më parë situatën e vështirë e kaloi Tirana dhe tani është Partizani në atë gjendje. Nuk e di, a iu kujtohet Partizani në vitin e shkuar? Nuk e kaloi kurrë momentin e vështirë dhe ishte e pakapshme nga të tjerat. Partizanit vjet ka pasur ekuilibër. Por edhe Tirana po bën punë të mirë dhe bravo”, ka thënë Sukaj. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *