Tirana, një hap drejt finales

0

Mund dhe duhej të bënte diçka më shumë, por Tirana është mjaftuar me një barazim 1-1 në vajtjen e gjysmëfinales së kupës, kundër Besëlidhjes.

Luhej në Kukës, një avantazh i lehtë për Tiranën, por Besëlidhja konfirmoi se nuk ka shkuar rastësisht kaq larg.

Pjesa e parë ishte mediokre, sepse asnjëra palë nuk guxoi, ndërsa në të dytën u aktivizuan të huajt: Moise krijoi dhe Mervejl shënoi golin e avantazhit të Tiranës në minutën 59, ndërsa krijoi golin lezhjan, shënuar nga Marashi 8 minuta më vonë.

Kaq, sepse më pas mbizotëroi frika dhe mbetet gjithçka për ndeshjen e kthimit, me Tiranën që sheh finalen pranë.

Kupa e Shqipërisë – Gjysmëfinalet

E mërkurë, më 5 prill, ora 16.00

Stadiumi “Zeqir Ymeri”, Kukës

Besëlidhja – Tirana          1-1

Shënues: Marashi 67′ / Mervejl 59′

Besëlidhja: Demi, Lekaj, Smajli, Dibra, Ndreca, Hepaj, Sidibe, Kamara, Marashi (Kastrati 90′), Karakaçi (O. Kamara 81′), Ajazi (Semina 72′)
Trajner: Alban Bruka

Tirana: I. Lika, Doka, Teqja, Turtulli, Hoxhallari, Daja (Karabeci 64′), Akua, Mervejl, Taku, Mojse, Sise (Ede 66′)
Trajner: Mirel Josa

Kartonë të verdhë: Smajlaj 34′ / Akua 62′, Karabeci 82

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image