Tirana, në provë dy futbollistë të tjerë

0

Afrohen Denis Myrta dhe Valentino Baro, por skuadra ka mbetur e paktë në numër

Olsi Avdiaj

Denis Myrta dhe Valentino Baro dalin në stërvitje me Tiranën. Dy janë afrimet më të fundit të skuadrës bardheblu. Bëhet fjalë për dy futbollistë të niveleve të ulëta. Myrta është një njohje e vjetër e bardhebluve, sepse ka dalë nga kjo Akademi. I datëlindjes 1996, pasi ka luajtur me të rinjtë e Tiranës, Myrta është aktivizuar me Mamurrasin dhe Kastriotin. Myrta është mbrojtës i majtë, por mund të luajë edhe në krahun e djathtë. Futbollisti është futur menjëherë në fushën e lojës si paradite dhe pasdite, ndonëse për të dhënë një vlerësim ishte vetëm dita e parë. Lojtari i dytë që ishte në provë tek Tirana ishte pikërisht, Valentino Baro. Futbollisti është sulmues dhe është provuar me bardheblutë. Vjen nga kampionati grek dhe ka luajtur me ekipe të moshave në Greqi. Vetëm kaq dihet për këtë futbollist. Gjithsesi, në ditët në vazhdim do të shihen sesi do të shkojë situata e afrimeve. Fakt është se bardheblutë janë zbrazur fare në organikë dhe veç të huajve po afrojnë vetëm të rinj. Nga fundi i sezonit të shkuar janë larguar të gjashtë afrikanët, Mervejl, Romuald, Akua, Moise, Sise dhe Ede, por edhe shumë lojtarë titullarë, si Taku e ndojë tjetër, duke bërë që Tirana të bëhet nga e para.
Ze Maria nis me ndërtimin e skuadrës
Trajneri Ze Maria ka testuar dje ekipin, por sigurisht disa lojtarë janë provizorë në fushë në 11-shen që ai kishte në kokë. Kështu, duke përjashtuar vetëm sulmuesin, Ze Maria kishte zgjedhur pak a shumë lojtarët që do të luajnë si titullarë të shtunën. Në portë është i pazëvendësueshmi I.Lika. Mbrojtja ishte e përbërë nga Kërçiku, Uellison, Turtulli dhe Hoxhallari. Në mesfushë Doka djathtas, Qilimi para mbrojtjes më para Daja-Karabeci dhe majtas Halili. Në sulm, derisa të afrohen sulmues të tjerë ai që do të luajë është Sentamu.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image