Tirana ndëshkohet në fund, barazim në ndeshjen e pare

0

Kundër Sopotit, bardheblutë ndalen në barazim 1-1. Shënojnë Lika për kryeqytetasit dhe Çota për librazhdasit. Llograitë mbeten të hapura

Tirana ka barazuar në sfidën e parë të Kupës së Shqipërisë. Bardheblutë nuk kanë shkuar më shumë se rezultati 1-1 kundër Sopotit. Për Tiranën shënoi Gilman Lika në minutën e 44-t, ndërsa për librazhdasit barazoi Çota në minutën e 87-të me 11-metërsh. Edhe pse kryeqytetasit duhet të ishin udhëtues në këtë përballje, Sopoti ka kërkuar që ndeshja e parë, ashtu si edhe ajo e kthimit të luhet në “Selman Stërmasi” për shkak të mungesës së një stadiumi ku mund të zhvillonin këtë përballje. Në këtë sfidë, trajneri Ilir Daja iu dha mundësinë disa prej lojtarëve që nuk kanë pasur shumë hapësira në këtë fillim sezoni, por edhe futbollistëve që janë kthyer së fundmi nga dëmtimet. Kështu, Gilman Lika rikthehet në formacion për Tiranën, pas dëmtimit që pësoi në fazën përgatitore në Serbi, duke shënuar edhe golin e vetëm të takimit për bardheblutë kundër Sopotit. Gjithashtu edhe Deliaj e Peçi janë rikthyer në dispozicion të trajnerit Daja, duke u rikuperuar tashmë plotësisht nga dëmtimet, ndërsa sot kanë zhvilluar një paraqitje pozitive duke e nisur si titullarë.

Sport Ekspres

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image