Tirana merr yllin e Kenias, Ze Maria kompleton qendrën e mbrojtjes

Ditët e fundit Tirana largoi mbrojtësin Uellison Oliveira, i cili kishte një kontratë 1,5-vjeçare, por nuk i përmbushi pritshmëritë, edhe pse trajneri Ze Maria e hodhi në fushë në çdo ndeshje.

Tashmë braziliani ka gjetur sistemim në kategorinë e dytë suedeze, ndërsa Tirana i ka marrë masat me kohë për ta zëvendësuar.

Sërish zgjidhja vjen nga Afrika, pasi Sport Ekspres mëson se mbrojtësi i kombëtares së Kenias Musa Mohamed ka mbyllur gjithçka dhe është futbollist bardheblu.

Musa Mohamed është 26 vjeç, luan prej shumë vitesh te Gor Mahia, ndaj trajneri Ze Maria e njeh mirë, sepse e ka drejtuar para Tiranës. Kapiten i Gor Mahias, Musa është titullar fiks edhe në kombëtare, ku ja luajtur me shumë se 20 ndeshje zyrtare. Musa është një ndër emrat e shumtë që Tirana është munduar t’i marrë Gor Mahias, por verën e shkuar klubi afrikan e kërcënoi me padi në FIFA. Tani është më e lehtë, sepse kampionati kenian ka përfunduar dhe Gor Mahia fitoi titullin, por shumë lojtarë janë të lirë në treg.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *