Tirana mendon për pasuesin e Ze Marisë, zëvendëstrajneri i Flamurtarit favorit

Edhe pse mungon zyrtarizimi nga ana e klubit, Ze Maria nuk do të jetë më trajner i Tiranës dhe kjo është diçka e konfirmuar më parë. Bardheblutë tani po mendojnë për pasuesin që do të marrë drejtimin e skuadrës dhe zgjedhja nuk ka se si të jetë më e mirë sesa një emër që e njeh Tiranën.

Ardian Mema, i cili së fundmi ka pasur rolin e zëvendëstrajnerit të Flamurtarit pritet që të emërohet si numri një i stolit të kryeqytetasve. Mema është kontaktuar nga Halili që pas derbit me Partizanin, por për sa kohë nuk ishte gjetur mundësia e shkëputjes së bashkëpunimit, nuk kishte se si të largohej nga Flamurtari.

Tani duket se rruga është e lirë dhe ndihmësi i Dajës mund të përballet pikërisht ndaj Flamurtarit të tij menjëherë në javën e nëntë. Nga burime në klubin vlonjat, mësohet se administratori Sinan Idrizi ka dhënë miratimin për largimin e Memës, i cili ka shansin e artë të karrierës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *