Tirana, më shumë se kaq e pamundur

Nuk mund të bënin më shumë të besuarit e Ze Marias. Një humbje 2-0 në shtëpinë e Makabit të Tel Avivit sigurisht që nuk është një rezultat që jep shumë shpresë për kualifikim, por ishte maksimumi që mund të arrinin bardheblutë e kryeqytetit. Një lojë e mirë dhe deri diku e kënaqshme, sidomos në aspektin e organizimit, duke marrë parasysh dhe kundërshtarin që ishte përballë. I veçantë fakti se në formacionin titullar ishin plot 9 lojtarë nën moshën 23 vjeç. Nga një gol për secilën pjesë u ka mjaftuar vendasve që të hedhin një hap të sigurt për të fazën tjetër. Tirana tregon se ka nisur një kapitull të ri, mjaft premtues për të ardhmen. Ndeshja e kthimit? Do të synohet maksimumi.

 

Makabi Tel Aviv – Tirana       2-0

Golat: Kohen 27′, Dasa 64′

Makabi: Rajkoviç, Tibi, Dasa, Azulaj, Jeini, Kohen, Golasa, Davidzada, Atzili, Tal Ben Haim, Ofir, Kjartansson

Tirana: Lika, Kërçiku, Turtulli Domgjoni, Hoxhallari, Akua, Karabeci, Doka, Berisha, Mervejl, Sentamu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *