Tirana me plane afatgjata për merkaton, “siguron” dhe Andi Lilën

Tirana do të rikthehet në Kategorinë Superiore pas një viti mungese. “Ferri” i bardhebluve merr fund me fillimin e gushtit atëherë kur do të nisin dhe “ethet” e kampionatit. Tekniku Ze Maria dhe presidenti Refik Halili nuk kanë folur ende për objektivat e sezonit të ri. Mbase kanë zënë mësim nga fjalët e tepërta në vitet e tjera, ose nuk e dinë as vetë!

24 herë kampionët e vendit kanë bërë një merkato të kujdesshme deri tani. Rinovime të rëndësishme, afrimin e lojtarëve të rinj me ekipin dhe “blerjen” e 2-3 elementëve cilësore që përforcojnë grupin. Ekipi kryeqytetas ka siguruar dhe një lojtar të ri.

Fjala është mbrojtësin e Shqipërisë, Andi Lila. I pyetur nga fansat se kur do të rikthehet te Tirana në “Instagram”, ai u përgjigj se do të rivishej bardheblu pas 2 vitesh. Atëherë do të jetë 34 vjeç dhe mund të mbyllë karrierën me bardheblutë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *