Tirana me fytyrë të re, prezanton fanellat e sezonit të ri

Tirana do të luajë nesër kundër Kamzës ndeshjen e parë për sezonin 2018-19. Takimi do të luhet prej orës 19:45, në stadiumin “Selman Stërmasi”. Formacionin e bardhebluve do ta shohim në këtë ndeshje me fanella të reja.

24 herë kampionët e vendit kanë prezantuar para pak minutash uniformat zyrtare të sezonit të ri. Një bashkëpunim me “Macron” që vazhdon për bardheblutë. Fanella e parë e Tiranës nuk humbet nga tradita, pasi është me vija bardheblu, por vetëm dy nga shiritët janë të ndërprerë.

Fanella tjetër është e zeza dhe pritet të jetë ky format si fanellë e dytë. Fanella e tretë me shumë mundësi është e bardha pa vija, pavarësisht se nuk ka një shpjegim të saktë nga klubi bardheblu. Ngjyrat e portierëve nuk ndryshojne. Fanellë e zezë dhe e verdhë për Likën e Moçkën.

Një lajm i mirë për të gjithë tifozët e bardheblu, pasi pjesë e skuadrës është mbrojtësi Gent Muça. Abibi konfirmohet si portier i tretë dhe jashtë planeve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *