Tirana mban gjallë finalen, Flamurtari thyhet për herë të parë

0

Pas dy fitoresh rresht në serinë finale për titull në basketboll për femra, Flamurtari u thye dje nga Tirana, në finalen e tretë, luajtur në Tiranë, në pallatin e sportit “Asllan Rusi”.

Ishte shansi i fundit për vajzat bardheblu, që këtë radhë nuk gabua, duke fituar 63-60.

Flamurtari e nisi shumë mirë, duke kaluar në avantazh dhe duke e mbyllur me 10 pikë më shumë periodën e parë, 21-11.

Reagimi i Tiranës erdhi në periodën e dytë, me disa tripikësha me shumë vlerë, derisa erdhi parakalimi, në 33-32 në pushim.

Ndeshja vazhdoi me ritme të larta dhe me Tiranën që rezistoi, duke e mbyllur sërish në avantazh periodën e tretë, para se të niste shkëputjen e lehtë në periodën e katërt. Flamurtari pati një moment shpërthimi, kur mori avantazhin, por emocionet e fundit të takimit ishin të jashtëzakonshme, ashtu si në dy finalet e para.

Tirana shkoi në sekondat finale me 3 pikë avantazh, Flamurtari tentoi për tri pikët, por gaboi, duke bërë që sfida të mbyllej me fitoren bardheblu.

Tashmë gjithçka transferohet për në Vlorë, më 4 maj, ku fitorja e vlonjateve i shpall kampione, ndërsa Tirana do të mundohet të rikthejë baraspeshën, për të çuar te ndeshja e pestë në Tiranë.

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image