Tirana kompletohet para “emigrimit”

0

Tirana ka nisur stërvitjen pas pushimeve dhe tashmë ka bërë të ditura edhe planet e minifazës përgatitore të janarit. Prej 7 janarit bardheblutë do të udhëtojnë drejt Turqisë, ku në Antalia do të qëndrojë për 10 ditë, duke luajtur edhe dy miqësore.

Ndërkaq, është kthyer Gentian Muça, mungesa e të cilit u ndje shumë në dhjetor, por mbetet jashtë anësori Dorian Kërçiku.

Gjithashtu, në dispozicion të trajnerit Mirel Josa do të jenë edhe kongolezët Mojse e Mervejl, për të cilët u mendua se do të largoheshin drejt Afrikës për një miqësore me kombëtaren, por tashmë të dy lojtarët kanë anuluar grumbullimin.

Për sa i përket merkatos, nuk ka të reja, pasi klubi nuk po arrin dot të largojë ndonjë lojtar nga grupi aktual. Vetëm sulmuesi afrikan Romuald Ntsitsigui mund të largohet në huazim, gjithmonë nëse do të gjendet një zgjidhje që të kënaqë të gjithë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.