Tirana kërkon të “plaçkitë” ish-ekipin e Ze Marisë

0

Ze Maria po e ndërton Tiranën sipas ideve të tij dhe klubi bardheblu i ka lënë dorë të lirë. Trajneri brazilian nuk e njeh futbollin shqiptar dhe natyrisht me Tiranën né Kategorinë e Parë, është e vështirë të tërhiqen lojtarët më të mirë në Superiore.

Për këtë arsye, Ze Maria po sheh te ish-ekipi i tij Gor Mahia për përforcime, aq sa po krijon probleme brenda klubit kenian.

Mesfushori Kenet Muguna, futbollisti më i mirë i Kenias sezonin e shkuar, raportohet se ka marrë një ofertë konkrete me rreth 3600 euro në muaj, ndërsa nuk është paraqitur në stërvitje dhe është përjashtuar nga ndeshja e fundit.

Trajneri anglez Dilan Kerr, i cili po vazhdon punën e nisur nga Ze Maria, me Gor Mahian që po shkon drejt titullit, ka komentuar shumë i nervozuar: “Muguna ka edhe dy vite kontratë, kush e do, le të paguajë 3 milionë dollarë! Kam mësuar se Zhak Tujisenge dhe Godfrej Ualusimbi kanë oferta dhe nuk është e drejtë, ata kanë kontrata deri në janar. Nuk është korrekte kjo që po ndodh, sepse skuadra po humbet përqendrimin”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image