Tirana kërkon ndihmë për 100-vjetorin: Do të sjellim logon zyrtare, festa kulmon në 15 gusht

Një vit i veçantë është ky për Tiranën, pasi bëhet fjalë për 100-vjetorin e kësaj skuadre. Dëshira është e madhe nga klubi për të fituar titullin e Superiores këtë herë, por gjithsesi festë do të ketë nga ana e bardhebluve.

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare të “Facebook”, shkruhet se ka nisur puna për të organizuar këtë evinement të rëndësishëm festiv që kulmon në 15 gusht të 2020. Gjithashtu kërkohet ndihma e njerëzve që të japin idetë e tyre për logon zyrtare të skuadrës. /Sport Ekspres/