Tirana i bëri dalje, sulmuesi gjen ekipin e ri

Junus Sentamu e ka mbyllur me Tiranën dhe do ta vazhdojë gjetkë karrierën. Sulmuesi nga Uganda, pas dy sezonesh në futbollin shqiptar pritet që të rikthehet në vendlindje dhe raportohet se ka arritur akordin me Vipers SC.

“Swiftsportsug” shkruan se Sentamu do të nënshkruajë një kontratë për një vit me klubin që garon e elitën e futbollit në Ugandë. Te Tirana nuk e kishin në plane dhe drejtuesit ia bënë të ditur diccka të tillë dhe shtrënguan duart.

Sezonin e fundit në Superiore ai arriti të shënonte vetëm pesë gola, ndërkohë që në Kategorinë e Parë kishte bërë më mirë, duke shënuar 12 gola. Tani ai do të mendojë të ndihmojë ekipin e tij të ri në realizimin e objektivave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *