Tirana humbet një talent, sulmuesi firmos në Danimarkë

0

Akademia e klubit të Tiranës vazhdon të prodhojë vit pas viti lojtarë interesantë për ekipin e parë. Një ndër talentet më premtuesë të kohëve të fundit ka qenë sulmuesi Andri Stafa.

Megjithatë, pas më shumë se shtatë vitesh në akademinë bardheblu, i riu ka vendosur të vazhdojë ta vijojë karrierën e tij jashtë kufijve të Shqipërisë.

Së fundmi mëngjarashi ka kaluar me sukses provën te klubi i superligës daneze Esbjerg. Edhe pse në moshë shumë të re, Stafa ka qenë shpesh pjesë e seance stërvitore të ekipit të parë të bardhebluve, por pa mundur të debutojë në një ndeshje zyrtare.

17-vjeçari ka qenë një ndër lojtarët më të spikatur të kampionatit U17 në dy vitet fundit, si dhe pjesë e rregullt e grumbullimeve të kombëtares së kësaj grupmoshe.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.