Tirana humb testin e dytë, Gilman Lika tri javë jashtë

0

 

Bardheblutë kanë humbur 1-0 miqësoren ndaj OFK Grbalj. Mesfushori shkodran vuan nga një dëmtim në ligament dhe do të pushojë për tri javë

Andi TANKU

OFK Grbalj – KF Tirana 1-0

Shënues: Todoroviç 66′

Formacioni i Tiranës: (4-3-3)

Bakaj, Taku, Teqja, Turtulli, Hoxhallari, Yamamoto, Karabeci, Daja, Kërçiku, Noma, Halili (U aktivizuan Deliaj, Vucaj, Papa, Gjino, Peçi, Nika)

Tirana ka humbur miqësoren e dytë në Serbi përballë skuadrës malazeze Grbalj. Nga njoftimi i bërë prej zyrës për shtyp të klubit bardheblu, Tirana u ndëshkua në minutën e 66′ pas një rrëmuje në zonë dhe një topi të devijuar nga Todoroviç. Bardheblutë kane zhvilluar një ndeshje të mirë dhe kanë patur në fund disa mundësi për të barazuar. Në këtë ndeshje u aktivizuan prej fillimit dy futbollistët japonezë Noma dhe Yamamoto, të ardhur për provë në Zlatibor. Gilman Lika dhe Flamur Bajrami nuk luajtën në miqësore për shkak dëmtimesh, ndërsa sulmuesi nigerian Emeka ka zhvilluar stërvitje të diferencuar. Gentjan Muça është bashkuar me skuadrën në Serbi dhe pritet të nisë nesër stërvitjen me grupin. Ndeshja e radhës miqësore do të zhvillohet të martën pasdite dhe përballë bardhebluve do të jetë skuadra e Novi Pazarit.

GILMAN LIKA– Lajme jo të mira vijnë nga infermieria për Tiranën. Bëhet fjalë për Gilman Likën, i cili do të duhet të qëndrojë për tri javë jashtë fushave të blerta. Mesfushori me tipare sulmuese vuan nga një dëmtim në gju, lëndim që nuk e ka lejuar të stërvitet me ekipin gjatë ditëve të fundit. Analizat e fundit mjekësore të kryera nga Lika kanë treguar për një tërheqje në ligamentin e gjurit dhe tashmë do të duhet të pushojë për tri javë. Një lajm jo shumë i mirë për Tiranën, por edhe për vetë mesfushorin shkodran, i cili duhet të ndalet në momentin më vendimtar para startit të sezonit.

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image