Tirana fitoi pa trajner? Lerda kthen përgjigje: Nuk luajmë ne në fushë, meritonim barazimin

Sa shumë pritje për të mbërritur në këtë ditë, atje ku Tirana ka fituar me rezultatin 1-2 ndaj Partizanit në “Air Albania”. Një ndeshje që dhuroi gjithçka, mes golave dhe emocioneve të jashtëzakonshme për futbollin shqiptar. Ndërkohë më poshtë mund të gjeni edhe intervistat e dy trajnerëve të dhëna për “Supersport” pas përfundimit të takimit:

Egbo (Tirana): “Çfarë kam ndryshuar? Asgjë, është e gjitha merita e lojtarëve. Asnjëherë nuk i kam parë më shumë të bashkuar se sot, asnjëherë. Një gjë u kam thënë lojtarëve: “E di që kemi 5 vite pa fituar, por mos u nxitoni. Prisni dhe me durim, mund të fitojmë në minutën e 90. Mos u hidhni në sulm menjëherë”. Kjo pastaj edhe ndodhi. I kam thënë se nëse do të isha unë lojtar aty, do të nxirrja shpirtin në fushë. Duke parë atë stadium, do të doja të isha lojtar. Zoti ka qenë me ne sot. Nëse luajmë si sot, kemi shanset tona për titullin dhe i kemi lojtarët”.

Lerda (Partizani): “Do të bëja sërish të njëjtat zgjedhje siç i bëra, nëse do të riluhej. Kishte shumë mungesa dhe isha disi i kushtëzuar. Por ata që kanë luajtur, e kanë justifikuar besimin e tyre. Të më vijë keq që Tirana fitoi pa trajner? Po nuk luajmë ne trajnerët. Tirana arriti të luante mirë dhe të fitonte. Ishte një ndeshje për barazim, e kemi dhuruar golin e parë. Mund t’i ndëshkonim në raste të tjera, por pa ia dalë dhe morëm atë golin që vendosi takimin”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *