Tirana feston 98-vjetorin, sulmuesi i bën urimin special

Sot është një ditë feste te Tirana. Bardheblutë festojnë 98-vjetorin e themelimit dhe urimet kanë filluar të vijnë edhe nga vetë lojtarët e skuadrës. Sulmuesi nga Uganda ka përdorur rrjetin social “Instagram” për të uruar ekipin më të cilin luan prej një sezoni.

“Gëzuar ditëlindjen Tirona. Klubi më i mirë në Shqipëri. Jam shumë i gëzuar të jem pjesë e këtij klubi. Tirona ka një fanellë të rëndë dhe të jap gjithmonë maksimumin për fanellën dhe fansat, që janë më të mirët në Shqipëri”, thotë sulmuesi nga Uganda në videon e urimit.

Sentamu ka qenë një ndër lojtarët më të spikatur gjatë sezonit që klubi 24-herë kampion i vendit zhvilloi në kategorinë e parë. 24-vjeçari ishte dyti për nga numri i golave pas Bedri Grecës me 12 finalizime. Sezoni i mirë ne Tiranën i mundësoi Sentamus rikthimin në kombëtaren e Ugandës.

https://www.instagram.com/p/Bmf-4jClVzp/?hl=en&taken-by=yums12_official

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *