“Tirana është e paarritshme”, Shyti flet për ekipin që do të fitojë Superioren: Shihni kë mundën sot, Kukësi nuk ballafaqohet dot me të

0

Nga Klaudio Ndreca

Artan Shyti ka bërë analizën rreth ndeshjeve të zhvilluara gjatë ditës së sotme, duke folur mbi shanset që kanë dy ekipet më të përmendura për fitimin e Superiores. Gjithçka është e qartë në fjalët e zyrtarit të Teutës, që i ftuar në emision “Fair Play” është në rolin e analistit sportiv.

Duke u ndalur te dy ndeshjet e sotme, Shyti shprehet se Tirana është e paarritshme në hapin e saj. Madje llogaritë mund të quheshin të mbyllura tani, nëse Kristal Abazaj nuk do të nxirrte nga repertori golin e fitores që nuk e priste askush.

“Tani Kukësi kishte shanset e saj për ta mbyllur ndeshjen para kohe, por nga ana tjetër edhe Luftëtari mund të dilte barazim. Madje barazim kanë qenë deri në momentin e fundit, por ia dolën në fund. Nëse do të ndaleshin në “Elbasan Arena”, që e kanë kthyer si fushën e tyre, atëherë praktikisht kampionati do të ishte i mbyllur.

Vetëm shikojeni se kë kanë mundur sot. Kukësi ngeci dhe nuk po fitonte lehtë ndaj një Luftëtari më të lehtë në letër dhe që ka rënë në Kategorinë e Parë, ndërkohë kemi Tiranën që arriti të mund Bylisin në Ballsh. Pra gjithçka flet vetë dhe ekipi i Bylisit nuk e ka ndalur asnjëherë stërvitjen në këto kohë. Nëse flasim për sot, Kukësi nuk ka mundësi që të ballafaqohet me Tiranën dhe nuk shoh njeri tjetër në garë për titullin kampion”, ka thënë Shyti. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.