Tirana emëron zëvendëstrajnerin, ish-mbrojtësi në krahun e Memës

Tirana nuk fiton prej 8 ndeshjesh dhe suksesi i fundit është ai me Kastriotin në fazën e parë. Me vetëm 11 pikë në 15 javë, bardheblutë ndodhen vetëm 2 pikë larg vendit të fundit dhe 1 pikë larg zonës së rënies nga kategoria.

Ardian Mema ka besimin  presidentit refik Halili, i cili nuk nguroi që pas takimit me Partizanin të shprehej se për të, trajneri mund të vijonte për gjatë gjithë jetës. Normalisht, Mema është një pjesëtar i familjes bardheblu.

47-vjeçari e ka marrë skuadrën prej 8 javësh, por vetëm sot është emëruar dhe ndihmësi i tij. Do të jetë Erion Xhafa zëvendëstrajneri i ri i ekipit bardheblu. 36-vjeçari ka një karrierë të gjatë, si futbollist, ku ka qenë pjesë e 24-herë kampionëve të vendit në vitin 2007-2008. Xhafa do të bashkohet me Memën menjëherë, me synimin për të dhënë kontributin e tij, për ta ndihmuar ekipin që të dalë nga ky moment i vështirë ku ndodhet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *