Tirana e zgjidh lehtë, mbaron “përralla” Besëlidhja

0

Pasi eliminoi Partizanin e Flamurtarin, Besëlidhja me të drejtë ëndërronte goditjen e madhe edhe ndaj Tiranës, që vërtet është një emër shumë i rëndë, por është shumë larg lavdisë së vet.

Megjithatë, shpresat e Besëlidhjes morën një goditje që nga fakti se vajtja u luajt në Kukës dhe aty lezhjanët nuk ia dolën të fitonin, duke marrë vetëm një barazim 1-1 që natyrisht i shkonte më për shtat Tiranës.

Bardheblutë sot kanë respektuar parashikimet, duke fituar pastër 2-0, me dy gola që në pjesën e parë.

Fillimisht Taku nga pika e bardhë në minutën e 23-të dhe më pas Hoxhallari në minutën e 40-të mbyllën llogaritë, edhe pse Besëlidhja ishte e pafat, sepse kur rezultati ishte 1-0 pretendoi për një 11-metërsh për prekje me dorë të topit në zonën e Tiranës.

Në të dytën administrim i qetë i Tiranës dhe Besëlidhja pak nga pak u dorëzua, edhe për faktin se tashmë i duhet të ruajë energjitë për kampionatin, ku ka vuajtur jo pak edhe për shkak se ka luajtur shumë ndeshje mes kampionatit e kupës.

KUPA E SHQIPËRISË

Gjysmëfinale

E mërkurë më 19 prill, ora 18:00

Tirana – Besëlidhja          2-0

Golat: Taku 24′ pen., Hoxhallari 40′

Tirana: Lika, Doka, Teqja (Cake 63′), Turtulli, Hoxhallari, Karabeci, Akua, Mervejl, Taku (Halili 55′), Moise 75’), Ede. Të gatshëm: Edvan Bakaj, Nuriu, Gilman Lika

Trajner: Mirel Josa

Besëlidhja: Demi, Smajli, Semina (Kastrati 46′), Dibra, Ndreca, Hebaj, Sidibe, Camara, Karakaçi (O. Camara 71′), Marashi, Ajazi (Përgjoni 55′). Të gatshëm: Rexhepi, Rexha, Dore, Shytani

Trajner: Alban Bruka

Kartonë të verdhë: Teqja 45′ / Sidibe 22′, Dibra 38′

Gjyqtarë: Laver Alla, Ilir Tartari, Devis Koreshi, Adrian Beqiri

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here