Tirana e vogël fiton trofe

0

Nëse Tirana “e madhe” ka probleme pa fund, nuk vlen e njëjta gjë për moshat, që po lulëzojnë, falë punës së shkëlqyer që po bëjnë trajnerët e ekipeve U19 e U17.

Sot u luajt finalja e Kupës së Shqipërisë për 17-vjeçarët dhe Tirana ka mposhtur në finale Vllazninë.

Ekipi i drejtuar nga Sulejman Mema triumfoi përballë shkodranëve në finalen e zhvilluar në “Elbasan Arena”. Një ndeshje e bukur dhe shumë e luftuar, me fituesin që u vendos vetëm pas ekzekutimit të 11-metërshave (5-4 rezultati final), sepse 80 minutat e ndeshjes nuk prodhuan gol.

Gjatë ndeshjes Tirana protestoi për një gol të anuluar, ndërsa Vllaznia goditi shtyllën.

Te penalltitë, vendimtar në fitoren e Tiranës ishte portieri Mata, që priti 11-metërshin e fundit të shkodranëve, gjuajtur nga Kulla.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image