Tirana duket gati, por mungon “blerja” e domosdoshme

0

Tek Tirana janë optimistë për sezoni e ri. Kryeqytetasit kanë siguruar rinovimet me të gjithë titullarët e sezonit të kaluar, si dhe kanë afruar në ekip disa lojtarë “në letër” cilësor si sulmuesi maqedonas Blazhevski, mesfushori i ardhur nga Kukësi Eni Imami dhe dy lojtarë nga Gana,  madje ka pasur kontrata edhe për lojtarët e akademisë si Muçi, Ismailgeci e Çelhaka. Por, mungon “Blerja” më e rëndësishme… Tifozët.

Mjafton të keni parë një ndeshje të Tiranës gjatë vitit të kaluar dhee do të kuptoni që klubi bardheblu nuk ka pasur një marrëdhënie të mirë me tifozerinë e tyre, sidomos me tifo-grupin e shumtë në numër “Tirona Fanatics”. Midis palëve ka pasur “xixa” prej vitesh. Një goditje e fortë ishte dhe lënia në përdorim e stadiumit Selman Stërmasi klubit të Partizanit, vendim që u pasua me një bojkot. Por “grushti i nokautit” ishte rënia nga Kategoria Superiore për herë të parë në historinë e klubit.

Një vit tjetër me shkallë të zbrazura si ai që sapo kaloi, Do të ishte mëkat nëse sezoni i ri do të fillonte me të njëjtën problematikë. Tifozët sigurisht nuk blihen, por fitohen. Pyetja e madhe është çfarë duhet të bëjë Tirana që të fitojë tifozët. Tifogrupi kërkon dorëheqjen e presidentit Halili, por ai e ka bërë të qartë që nga “karrigia” e heq vetëm Zoti. Ndoshta një fillim i mirë drejt shtrëngimit të duarve do ishte një fitore në derbi, diçka që u mungon 24-herë kampionëve prej katër vitesh e 13 përballjesh direkte. Kriza vazhdon dhe nga kjo po dëmtohen të dyja palët.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.