Tirana drejt Ohrit, zbulohet miqësorja e parë

0

Tirana ka nisur përgatitjet dhe ditën e hënë pritet të zhvendoset në Ohër, ku edhe do të kryejë fazën përgatitore. Bardheblutë do të zhvillojnë atje edhe ndeshje miqësore dhe e para është zbuluar. Të shtunën e 20 korrikut përballë 24 herë kampionëve të vendit do të vihet Renova.

Pritet që në vazhdim të ketë edhe të tjera miqësore, sikurse edhe lëvizje në merkato. Deri më tani Tirana ka afruar lojtarë si Elton Kale (Flamurtari), Agustin Torasa (Flamurtari), Idriz Batha (Flamurtari), Ismael Dunga (Luftëtari), Kostandin Karriqi (Volos NFC), Edvan Bakaj (Luftëtari) dhe Pano Qirko (Flamurtari).

Në kryeqytet presin edhe Majkëll Ngo, i cili mbetet vetëm të zyrtarizohet sërish si lojtar i Tiranës. Me sulmuesin anglez ka një akord dhe vetë ai ka lënë të kuptohet se do të kthehet sërish në Shqipëri.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.