Tirana drejt Korçës, Halili kërkon të pamundurën

0

Olsi Avdiaj

Tirana luan sot në Korçë për të marrë pikë, në të kundërt qëndrimi në Superiore komplikohet edhe më shumë. Në stërvitjen e fundit ishte trajneri Mirel Josa ai që u foli futbollistëve për rëndësinë e kësaj ndeshjeje. Por morali nuk mbaroi me kaq. Ai që u bashkua me skuadrën ishte edhe presidenti Refik Halili. Numri një i bardhebluve, përveçse ka ndjekur stërvitjen nga afër, nuk ka mbetur pas, përsa i përket përkrahjes së së skuadrës. Për disa minuta, siç ka bërë zakonisht këto kohë, bosi i bardhebluve u ka folur futbollistëve për rëndësinë e kësaj ndeshjeje. Por jo vetëm kaq. Presidenti ka kërkuar një ndeshje perfekte, për të nderuar Tiranën dhe për të shpëtuar ekipin nga gjendja e keqe në renditje. Ai mbajtur një fjalim motivues para ekipit, për një ndeshje që mund të vlejë sa një sezon. Halili u ka dhënë zemër lojtarëve dhe i ka qetësuar për ndeshjen e sotme, ashtu siç ka bërë edhe para Partizanit e Flamurtarit. Fjalët kanë qenë të zakonshme ku një pikë do të ishte e pranueshme, ndërsa tri pikët do ta shpëtonin ekipin nga hallet.
Tiranës minimalisht i duhen 5 pikë në tri ndeshjet e radhës. Në Korçë, në 6 vitet e fundit Tirana ka fituar vetëm një herë, disa sezone më parë. Edhe atë vit Tirana rrezikonte mbijetesën. Për vetë situatën ku ndodhet Tirana, bardheblutë duhet të marrin pikë në transfertën e Korçës. Është një ndeshje e vështirë për ekipin. Për të rritur tensionin e kësaj ndeshje është renditja, ajo që detyron dy ekipet të luftojnë në frymën e fundit. Edhe në këtë takim pritet të vendoset një premio gjithmonë nëse arrihet rezultat. Zyrtarisht Halili nuk ka folur për një gjë të tillë dje para lojtarëve. Gjithsesi, në Korçë, Tirana duhet të marrë pikë, në të kundërt rrezikon seriozisht qëndrimin në Superiore.

Ndeshja – Do të jetë një sfidë “ish”-ësh, në të gjitha aspektet. Duke filluar që nga trajnerët e deri tek lojtarët. Një sfidë që herën e fundit u mbyll në barazim 2-2. Një sfidë ku të gjithë duan fitoren. Tirana vjen pas fitores së parë në kampionat për 2017-ën. E arriti të shtunën kundër Korabit, por në transfertë ka 1 vit e 3 muaj që nuk fiton. Pikën e fundit në transfertë e ka marrë më katër mars të këtij viti. Nëse ia del të marrë pikë në Korçë kjo do të thotë se është shumë pranë objektivit minimal. Qëndrimit në Kategorinë Superiore. Por gjithsesi, deri në javën e 36-të, i duhen të paktën pesë pikë për të qenë e sigurt se nuk kalon në Kategorinë e Parë. Dhe më pas të mendojë për Kupën…

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image