Tirana, dita e hakmarrjes apo e rihapjes se kampionatit?

Është dita e madhe e Tiranës! Duhet të tregojë forcën e saj për të mundur, ekipin e vetëm që i ka vjedhur tri pikë në Kategorinë e Parë. Përballë do të ketë Bylisin. Këtë herë pa Stavri Nicën, por me dëshirën për të marrë sërish tri pikë. Një ndeshje ku bardheblutë shkojnë të plotë dhe do të kërkojnë nga sekonda e parë të marrin fitoren. Trajneri Ze Maria dhe drejtuesit e skuadrës kanë kërkuar nga ekipi përqendrim dhe fitore sot në Ballsh. Në të kundërt, pasojat do të jenë të mëdha.

Formacioni

Nuk ka asnjë pikë dyshimi. Trajneri Ze Maria do të hedhë në fushën e lojës, ekipin më të mirë, e më funksional që ka në dispozicion. Nga minuta e parë do të luajë në portë Ilion Lika. Mbrojtja është e përbërë nga Kërçiku, Musa, Turtulli e Hoxhallari. Mesfusha me pesë lojtarë do të ketë të rreshtuar, Grecën, Dajën, Karabecin, Mauexhen e Sentamun. Në sulm i vetëm do të jetë Majkëll Ngo. Skuadra është e plotë, veç dy të dëmtuarve Albi Doka e Hardi Binguila.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *