Tirana dhe Teuta nuk gjejnë fitues…as me shtyllat

0
Barazim 0-0 në Durrës. Në “Niko Dovana” ka emocione, dyluftime dhe dëshirë për
fitore nga të dyja kampet, por shpresat e bardhebluve dhe “djemve të detit” mbeten të stampuara në shtyllë
Tirana dhe Teuta e nisin me barazim sezonin e ri. Dje në “Niko Dovana”, sfida mes
kryeqytetasve dhe durrsakëve përfundoi në barazim pa gola. Edhe pse të dyja ekipet patën raste të pastra për shënim, rrjetat mbetën të paprekura, por nuk mund të thuhet një gjë e tillë për shtyllat. Teuta goditi e para shtyllën në 45 minutat e para të ndeshjes, ndërsa Tirana në fraksionin e dytë të takimit. Si përfundim, një barazim që më shumë kënaq “djemtë e detit” se sa 24 herë kampionët e vendit
PJESA E PARË
Të dy trajnerët e nisin me të njëjtën skemë loje, me tre sulmues në vijën e parë. Ajo
që vihet re te Tirana janë mungesat e shumta, por një gjë e tillë nuk i pengon bardheblutë të qarkullojnë më shumë topin dhe të qëndrojnë në gjysmëfushën kundërshtare në kërkim të golit. Gjithsesi, rreziku i parë vjen nga Teuta, që godet shtyllën. Është Lamçja, i cili në minutën e 23-të është i pafat teksa sheh që topi i goditur prej tij shkon pas krahëve të Likës, jo në rrjetë, por në shtyllë. Tirana kundërpërgjigjet 6 minuta më pas me Nikën, por gjuajtja me kokë e shkodranit përfundon mbi traversë. Fraksioni i parë i takimit do
të mbyllej me një tjetër rast të mirë për vendasit. Një krosim i ardhur nga e majta e sulmit e gjen të zbuluar. Shkallën, i cili edhe pse i vetëm pranë shtyllës së majtë pingule të Likës e dërgon topin mbi traversë. 0-0 dhe skuadrat shkojnë në pushim pa provuar shijen e golit.
PJESA E DYTË
Asnjë zëvendësim nga ana e të dy  trajnerëve, të cilët iu besojnë titullarëve të pjesës së
parë. Tirana vijon të kërkojë golin me aksione të rrjedhshme, ndërsa në minutën e 53-të është Taku që pason shkurt për Hoxhallarin në hyrje të zonës, ndërsa
gjuajtja e mbrojtësi të majtë të bardhebluve neutralizohet me vështirësi nga Moçka. Teuta mendon për kundërsulmin dhe nga një aksion i tillë vjen një tjetër rrezik për portën e Tiranës në minutën e 65-të. Çyrbja pason për Maganin, i cili nuk koordinohet siç duhet
brenda zonës dhe nuk gjuan siç duhet. Ritmi i lojës shtohet dhe trajnerët freskojnë ekipet me lojtarët që kanë në dispozicion. Në minutën e 75-të, Edhe pason për Takun brenda zonës, i cili gjuan fort, por Moçka është në pozicion. Në momentin kur Teuta mendoi se e kaloi rrezikun, pikurish në minutën e 92-të, është Asion Daja që tremb durrsakët. Taku pason saktë për mesfushorin bardheblu, por “sfera” përplaset në shtyllë e më pas gjen në pozicion jashtë loje Halilin. Nuk ka më kohë dhe gjyqtari Jemini jep sinjalin përmes vërshëllimës së fundit duke i dërguar ekipet në dhomat e zhveshjes.
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.