Tirana dhe Kukësi, e zbardh Naubueze: Nuk jam moskokëçarës, si mund të shënoja me probleme?

Naubueze është sulmuesi më i mirë i Superiores aktualisht, teksa ka arritur të shënojë 11 gola deri tani. Një shifër e frikshme kjo për futbollistin e Laçit, që arrin të gjejë rrjetën në të gjitha mënyrat.

Nga distancat më të largëta dhe deri te ato më të afërtat, vetëm Naubueze di sesi ta tund rrjetën te kundërshtari. Në emisionin “Procesi Sportiv”, ka folur edhe sa i përket problemeve me zemrën që janë përfolur në media së fundmi.

“Golashënuesi në sezonin e shkuar ishte 13 gola, ndërsa unë 11 gola deri tani. Nuk është e vërtet që Tirana ka qenë e interesuar për mua. Kukësi po, por asgjë konkrete. E kam rënë që flitet se kam probleme me zemrën. Ju e shihni se çfarë po bëj unë. Unë po bëj gola, si mund ta bënte një lojtar me probleme me zemrën? Nuk mund të them që jam moskokçarës, se këto më kanë shoqëruar gjithmonë. Më thërrasin te Laçi “Kiri” se nuk ma shqipërojnë dot emrin e saktë. Do të më pëlqente të kisha një fanellë të Henry”, ka thënë Nabueze. /Sport Ekspres/