Tirana bën afrimin e parë, një mbrojtës goleador për Memën

0

Tirana ka nisur të lëvizë në merkato. Pas largimit të Dejan Blazhevskit te Rabotniçki, te bardheblutë ka ardhur një afrim për mbrojtjen dhe është një emër i njohur në Kategorinë e Parë. Jurgen Goxha, aktualisht pjesë e Erzenit, pritet të vihet nën urdhrat e trajnerit Ardian Mema.

Burime zyrtare pranë klubit shijakas e konfirmojnë diçka të tillë për SportEkspres.com. Goxha ka spikatur këtë sezon, pasi ka arritur të realizojë 7 gola në 12 ndeshje. Edhe pse luan si qendërmbrojtës, trajneri Gentian Stojku e ka zhvendosur në sulm dhe ia ka dalë të tregohet vendimtar për skuadrën e tij.

Goxha nuk ka luajtur asnjëherë në Superiore, por ka spikatur me paraqitjet e tij në të Parën. Fillimisht me Ilirinë e Fushë-Krujës dhe më pas me Erzenin. Besëlidhja dhe Shënkolli kanë qenë stacionet e radhës për mbrojtësin 26-vjeçar.

Sigurisht që tifozët bardheblu presin emra të njohur, por Goxha do t’i ngrohë për një fakt: i ka shënuar Partizanit me fanellën e Besëlidhjes, duke bërë që edhe të kuqtë të eliminoheshin nga Kupa e Shqipërisë në sezonin 2016-2017.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.