Tirana “baby”, ka sulmin më të ri të Superiores

0

Gjergji Stefa

E tashmja duket realisht pozitive, ndërsa e ardhmja premtuese. Tirana ka rigjetur ritmin e kampionatit aq sa pas shumë kohësh duket se ka bindur opinionin sportiv me lojërat dhe rezultatet e saj. Edicionin e shkuar, pas 7 javësh, kishte humbur me Partizanin dhe Skënderbeun, ndërkohë që kishte barazuar me Flamurtarin. Sot ka barazuar me Partizanin, ka mundur Flamurtarin dhe ka mundur edhe Skënderbeun. Një epokë e vërtetë force.

SULMI – Ajo që bie në sy është fakti, që lojtarët e mbërritur nga Afrika, përveç se janë të aftë të luajnë një futboll të mirë, janë gjithashtu lojtarë të rinj dhe me kontrata afatgjata, me një të ardhme premtuese, si në drejtimin sportiv, po ashtu edhe në drejtim të shitjes së mundshme të tyre.

MERVEJL – Mervejl është padyshim ylli i ri i kësaj skuadre. Nuk ka mbushur ende 19 vjeç dhe ka shënuar dy gola, si dhe ka dhënë edhe asiste. Ai luan mesfushor i avancuar dhe ka një kontrate 2-vjeçare. Në klub të thonë që ka që tani oferta për të. Dhe ata që vijnë nga kontinenti i zi, kanë lënë një përshtypje të mirë.

TË TJERËT – Mojse shënoi golin e dytë kundër Skënderbeut dhe i hapi shumë probleme Vangjelit në krah, ndërkohë që Sise megjithëse humbi 2 raste, dha garanci për të ardhmen. Mojse është 20 vjeç, ndërsa Sise është 22. Roben Akua, mesfushori me kontratë 4-vjeçare, është 18 vjeç, ndërsa shqiptarët janë pothuajse në të njëjtën moshë, Peçi, Halili dhe Bajramaj 18 dhe 19-vjeçarë. Tirana kërkon të tashmen dhe të ardhmen.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.