Tirana akuzon, Vllaznia mohon dhunën e policisë

0

“Është ushtruar dhunë nga policia, janë përdorur shkopinj gome mbi futbollistët tanë”, shkruan Tirana në faqen e vet zyrtare, duke akuzuar forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë për dhunë.

Megjithatë, ka ardhur reagimi i drejtorit sportiv të Vllaznisë, Eugent Zeka: “Është absolutisht e pavërtetë që policia të ketë ushtruar dhunë ndaj futbollistëve. Nuk ka ndodhur asnjë gjë në korridoret e dhomave të zhveshjes. Thjesht ne kemi pasur pretendimet tona për një sjellje jokorrekte të arbitrave dhe kaq. Për më tepër me mënyrën si veproi njëri nga arbitrat anësorë, që u largua në mënyrën jo të duhur nga fusha e lojës. Nuk pati asnjë goditje mes lojtarëve të dy ekipeve, por thjesht një kërkesë llogarie nga ana e futbollistëve të Vllaznisë ndaj arbitrit të ndeshjes”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image